Dy arrestime ne Korçe per vdekjen e punetorit nga vinçi

Aktualitet

Policia e Korçës ka arretsuar dy persona si shkaktarë të vdekjes së punëtorit Elvis Josifi nga rënia e vinçit dhe plagosjen e një punëtori tjetër.

Të arrestuarit në vendin e ngjarjes me akuzën e shkeljës së rregullave të mbrojtjes në punë janë përgjegjësi teknik dhe manovratori i firmës së ndërtimit, që kryente punime në pallat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se “në vijim të veprimeve hetimore të kryera për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 3 janar 2020, ku në lagjen nr.9, në një pallat në ndërtim, gjatë punës u aksidentuan dy punëtorë, njëri prej të cilëve për pasojë gjeti vdekjen, ndërsa tjetri ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën - sqarojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.P., 67 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit dhe A.Z., 41 vjeç, me detyrë manovrator.

Këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT