Studentja 21-vjeçare që u vra me armë në Tiranë, refuzoi lidhjen me autorin

Aktualitet
Studentja 21-vjeçare që u vra me armë në Tiranë,

Ariela Murati është studentja 21-vjeçare që u vra sot nga 23-vjeçari Aldison Belulaj 23 vjeç. Është pikërisht vajza që shikoni në foto, e cila studionte në vitin e tretë të Juridikut.

Ariela ishte me origjinë nga Berati, por jetonte në një fshat të qytetit të Fierit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja po hetohet si krim pasioni, pasi dyshohet se vajza kishte refuzuar të lidhej me 23-vjeçarin. Në këto kushte, Aldison Belulaj nuk pranoi një gjë të tillë dhe qëlloi për vdekje të renë.

Më pas, ai qëlloi edhe vet me armë në kokë, por ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndodhet në reanimacion.

ME TE LEXUARAT