Risia e Apple, iPhone 6 dhe 6S fuqizohen me RAM 2 GB

Teknologji

iphone6sKompania Apple ka ofruar 1GB RAM në telefonat e saj te deritanishem, që nga hedhja ne treg e iPhone 5.

Por sipas një burimi të lajmit i cili ka qenë i saktë edhe në të kaluarën, thuhet se gjenerata e re e telefonave të Apple, përkatësisht iPhone 6s dhe Apple iPhone 6s Plus do të vijnë me 2GB RAM.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët gjatë vitit, Apple pati ofruar 1GB RAM në gjeneratën e tretë të tabletëve Apple iPad, nga 512MB RAM sa kishin Apple iPad 2, që më pas është trashëguar edhe në iPhone 5.

Rritje të kapacitetit më pas kemi parë edhe me Apple iPad Air 2, që është lëshuar me 2GB RAM nga 1GB RAM sa ishte në Apple iPad Air.

Sipas burimit të lajmit kjo nuk do të jetë risia e vetme nga Apple për modelet e reja të iPhone 6s, sepse kompania është duke menduar edhe ofrimin e Apple SIM që është parë në variantin e iPad Air 2 me Wi-Fi + Cellular.

ME TE LEXUARAT