Kritikoi Putinin, i anulohet koncerti

Showbiz

putin-loveNjë koncert i një këngëtari rus është anuluar pasi ai përformoi një këngë që kishte shkruar, e cila kritikonte presidentin Vladimir Putin.

Koncerti i Mikhail Novitskyt ishte planifikuar të mbahej sot në një qendër arti private në Shën Petersburg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, administrata e sallës tha se ky koncert u anulua për shkak të disa arsyeve që ishin “jashtë kontrollit të tyre”.

Novitsky i tha Radios Evropa e Lirë se ai mendon që anulimi u bë për shkak të “Putin, Hello!”, një këngë që ai e kishte kënduar gjatë një mbledhjeje opozitare në Shën Petersburg.

Kjo këngë tall Putinin, duke përmendur ngjarje si masakra në shkollën në Beslan më 2004 dhe tragjedinë e nëndetëses bërthamore në vitin 200.

ME TE LEXUARAT