Antitrafik në Itali vë 8 shqiptarë në pranga, ndër ta një femër, dalin emrat dhe fotot

Aktualitet

Në Trento, një organizatë kriminale u shkatërrua sot nga policia italiane. Kjo organizatë sipas hetuesve është përgjegjëse për 1500 raste trafiku droge, kokainë të pastër dhe marihuanë. Gjatë operacionit “Postalmarket” u arrestuan 17 persona, nga të cilët 8 shqiptarë me mbiemra gjepali, tartari, Vrioni etj..

Po ashtu u konfiskuan 400 gr kokainë, marihuanë, 50 gr hashash, MDMA kristal dhe tableta ekstazi. Droga e hedhur në treg ishte e cilësisë së lartë dhe për këtë arsye shitej me çmim të konsiderueshëm: 100 euro për një gram kokainë dhe me ulje minimale, vetëm në rastin e blerjeve të mëdha. Njërit prej të arrestuarve në veçanti iu gjetën 20 gr kokainë dhe më shumë se 1000 euro në xhep

ME TE LEXUARAT