Andi Bushati: Marrëdhëniet mes Ramës e Metës janë thyer, ka dëshmitarë

Politikë

rama-meta1-300x178Analisti Andi Bushati në një intervistë për Çim Pekën, thotë se marrëdhënia mes dy partnerëve të qeverisë, Edi Rama dhe Ilir Meta është thyer rëndshëm. Por sipas Bushatit edhe pse kjo gjë ka ndodhur, sërish ata do të vazhdojnë të qeverisin, për shkakun se LSI është parti e ngritur për të përfituar nga benefitet e pushtetit.

Duke folur për gazetarin dhe analistin Çim Peka, Bushati thotë se vendit nuk i duhet një aleancë Rama-Basha. Sipas tij, vendit më shumë i duhet një opozitë e fortë që të kontrollojë pushtetin se sa një koalicion bipartizan. Gazetari Andi Bushati e quan të gabuar edhe sjelljen e kryedemokratit Lulzim Basha në fushatën e 21 qershorit që tha se “ishin një referendum kundër qeverisë”.

ME TE LEXUARAT