Andi Bejtja letër Lu-së: Dëmin që Rama bëri me Bechettin do ta paguani ju apo shqiptarët

Politikë

bejtjaShenim nga gazetari Andi Bejtja ne faqen e Agon Channel.

I nderuar Ambasadori Lu! Afërsisht para një viti ju shkruajta një letër të hapur fill pas masës arbitrare të arrestit ndaj Presidentit të TV Agon Channel F. Beketi. Ishte letra e parë e imja dhe e fundit. E bëra se besoj se e dua Amerikën, them pak më shumë se Ambasadorja Vllahutin, duke besuar se si një nismëtar i

dekriminalizimit, por tashmë inaktiv për motive që mund t’i dini vetëm Ju, do të kthenit një përgjigje për çështje që lidheshin jo thjesht me të drejtën e pagës dhe profesionit të qindra punonjësve të Agon TV, por edhe me atë dhunim skandaloz që iu bë drejtësisë për çështjen Beketi nga Kryeministri, të cilit Ju sot po tentoni t'i jepni jo thjesht Flamurin e reformës në drejtësi, po më veprime që kalojnë çdo limit sovraniteti po tentoni me dashje a pa dashje, t'i jepni vetë Fronin e Drejtësisë si koncept. E bëra atë letër të hapur i shtyrë më shumë dhe nga miku im Fatos Lubonja, i cili me dinjitet të jashtëzakonshëm në këtë çështje, ka qenë gjithmonë më shumë i prokupuar për paratë që duhet të nxjerrin shqiptarët e varfër për të paguar "dëmin Beketi", që në fakt është " dëmi Rama", se sa për rrogën e tij a timën. Ju kujtoj edhe njëherë se ky "dëm" erdhi si pasojë e raporteve hitleriane që tregoi Kryeministri Jo vetëm me drejtësinë po me gjithë segmentet e shtetit... E teksa Ju shoh tani që takoni një nga një deputetët e opozitës për t'i bindur të votojnë reformën në drejtësi, duke e lënë Edi Ramën të bëjë rolin e Ambasadorit Amerikan dhe vetë rolin e sekserëve të Rilindjes, them se bëtë gabim atë botë që nuk kthyet përgjigje...Ku i dihej...Nejse çfarë iku iku...Nuk Ju mbaj mëri, sepse dy njerëz nuk i përgjigjen letrave të mia; Ju dhe gruaja ime. Po të paktën, të paktën kur të vijë ajo faturë dëmi material, ajo faturë e hakmarrjes së një Kryeministri dhe prishjes të të gjitha raporteve me Lirinë dhe Demokracinë, ajo faturë si pasojë dhe e moskokëçarjes tuaj....Të lutem shif mos negocion pak me Uashingtonin që t'i paguani Ju ato lekë, se që t'ju duam akoma, është mirë të na vertetoni që një shqiptar e doni të paktën sa çdoni një muxhahedin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sqarim: Titulli i ketij botimi eshte i redaksise.

ME TE LEXUARAT