Dekriminalizimi, ambasadori norvegjez: Zbatimi i ligjit është prioritar

Politikë

norvegjezNë një kohë kur palët politike në Shqipëri po mundohen të gjejnë një rrugë të përbashkët për të shkuar drejt një platforme konkrete për dekriminalizimin në radhët e saj, por edhe administratës publike, ndërkombëtarët thonë se është  domosdoshmëri të trajtohet nga strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Deklarata është bërë nga ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri, Jan Braathu, i cili shton se procesi po vëzhgohet me vëmendje nga ndërkombëtarët.

“Çështja e dekriminalizimit është një cështje që duhet të trajtohet nga strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Shqipëria me institucionet e saj ka nisur procese që janë në lëvizje për finalizimin e kësaj cështjeje. ky proces duhet lënë që të ndjekë rrugën përmes sistemit ndërkohë që faktori ndërkombëtarë është duke e vëzhguar procesin e dekriminalizimit me shumë vëmendje. Dua të theksoj se në Evropë zbatimit i ligjit është prioritar", shprehet ambasadori norvegjez.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bazë të marrëveshjes së 24 dhjetorit parlamenti ka ngritur një komision të posacëm për dekriminalizmin. Partia Demokratike ka dorëzuar një platformë me propozime konkre për procesin e dekriminalizimit që janë kundërshtuar nga mazhoranca duke i cilësuar si të njëanshme.

ME TE LEXUARAT