Ambasada franceze në Tiranë: Franca nuk i nënshtrohet terroristëve

Aktualitet

ambasada“ Franca nuk do ti nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve”. Deklarata vjen nga Ambasada franceze në vendin tonë pas ngjarjes së rëndë në revistën satirike « Charlie Hebdo ».

Në një reagim për mediat, Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi thekson se as shtypi dhe as gazetarët në Francë e gjithë botën nuk do të mund të frikësohen nga sulme të tilla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës « Charlie Hebdo » në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes : shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen”.

Ambasadori i Francës, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit.

“Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez. Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar”.

ME TE LEXUARAT