18-vjetori luksoz i Alesia Bamit, nga makina që i dhuroi babai te surpriza e Saimirit dhe Gentit

Showbiz

Alesia Bami një nga vajzat më të ndjekura në “Instagram”, që këtë sezon e shohim në rolin e velinës në emisionin “Stop”, ka mbushur 18 vjeç. Para dy netësh, ajo festoi ditëlindjen në një festë super luksoze në çdo detaj. Një ambient i errët, i ndriçuar vetëm nga ngjyra rozë, me temën “Diva’s Birthday”, ka mbledhur edhe disa nga figurat më të njohura të botës së televizionit.

Pas përfundimit të mbrëmjes, Alesia është surprizuar nga babai i saj, i cili i ka blerë një makinë të tipit “Audi”, shoqëruar me një buqetë të madhe lulesh. Nuk munguan në festën e ditëlindjes dy moderatorët e “Fiks Fare”, Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj, të cilët kishin ardhur me lule në duar, por edhe me dhurata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në festë merrnin pjesë miq, të afërm dhe disa personazhe të njohur të ekranit. Çuditërisht, në këtë festë nuk ishte e pranishme kolegia e saj, velina tjetër e “Stop-it”, Onelda, ndërkohë që nuk munguan fotografi i njohur Sonny K. Elson, i cili e ka lançuar atë si modele dhe personazh televiziv, Dorina Mema, Eduard Deda, etj.. Midis shumë dhuratave të shumta, që Alesia mori në ditën e saj të rëndësishme, sigurisht më e bukura ishte makina që i dhuroi babai i saj.

Duket që ajo është shumë e lidhur me të atin dhe kjo kuptohet edhe nga fotot. Ndërsa, sa i takon vetë Alesias, ajo ishte mbuluar nga luksi në këtë 18 vjetor. Bënte gjithçka përshtypje në stilin e saj, duke filluar nga fustanet markë e deri te torta shumë speciale.

Alesia Bami është modelja dhe kërcimtarja, që pasi ka provuar 1 vit eksperiencën si velina e Ardit Gjebresë në programin “E diela shqiptare”, tani shfaqet çdo mbrëmje në ekran si velina e Samir Kodrës e Gent Zenelajt në programin investigativ “Stop”.

ME TE LEXUARAT