Al Pacino: Nëse kam mësuar nga gabimet, atëherë ata nuk ishin gabime

Showbiz

aal pacinoAktori legjendar Al Pacino në intervistën e fundit ka folur në lidhje me atë se si është duke u përballur me famën gjithë këto vite.

Aktori u shfaq në premierën e filmit “Danny Collins”, i cili ndjek historinë e një ylli roku, të cilit i ndryshoi jeta pasi që mori një letër me vonesë prej 40 vjet nga John Lennon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndonjëherë në jetën time nuk kam qëndruar në tokë me të dyja këmbët. Famën e kam ndjerë në forma të ndryshme, kam kaluar nëpër të gjitha ngritjet dhe uljet e saj... dhe disi gjithmonë kam kërkuar një mesatare”, ka thënë Al Pacino.

Megjithatë, Al nuk ankohet shumë për atë që ka kaluar gjatë karrierës së tij.

“Nuk pendohem për gabimet e shumta që i kam bërë, në të kundërtën vetëm kam mësuar nga ato gabime. Falë këtyre gabimeve kam mësuar t’i njoh njerëzit më shumë, por disi këto nuk ishin edhe aq gabime”, transmeton Koha.net.

Interesante është se 74 vjeçari, Pacino, ende është duke punuar.

“Mezi pres të ulem në verandë i qetë dhe të mbështetem në një karrige, por gjithmonë diçka më tërheqë prapa për punë”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT