OSHEE reagon për akuzat: PD së paku duhet të heshtë

Aktualitet

osheOSHEE falenderon të gjithë shtetasit shqiptarë që besojnë se vetem duke paguar energjinë elektrike mund të përmiresohet furnizimi dhe të investohet në rrjet.

OSHEE u është mirënjohëse të gjithë shqiptarëve që në këto ditë festash u përballën me probleme në furnizimin me energji elektrike, probleme të cilat kompania u përpoq t'i zgjidhe sa më shpejtë, pavaresisht kushteve tejet të vështira atmosferike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

OSHEE falenderon gjithashtu të 3000 punonjësit që gjatë ditëve të ndërrimit të viteve ishin në krye të detyres, larg familjeve dhe të afërmve të tyre.

Të vetëdijshem se ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ndërgjegjësimit të qytetareve për të paguar energjinë tu pergjigjemi me shërbim sa më cilësor, OSSHE informon se gjatë vitit 2015 do të investohen në sistem rreth 70 milionë Euro rrjetin elektrik!

Sa i perket akuzave të Partise Demokratike, të cilët për tetë vjet rresht, jo vetëm rriten çmimin e energjisë, por e zhytën sistemin në borxhe duke e çuar drejt falimentit, u sugjerojmë se më e pakta që mund të bëjnë sot është të heshtin, pasi janë përgjegjësit kryesorë të asaj çka qeveria e re dhe OSSHE janë duke punuar për të ndrequr.

ME TE LEXUARAT