Urdhri i Tahirit, policia aksion në gjithë Shqipërinë për armë e persona në kërkim

Aktualitet

polici-vlorePolicia shqiptare ka ndërmarrë një operacion të gjerë pasditen e të premtes dhe në vazhdim me urdhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Aksioni mësohet se është shtrirë në të 12 qarqet e vendit për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit deklaroi se operacioni në të gjithë vendin, është urdhëruar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në objektivin e policisë janë 80 persona të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë të cilët janë lokalizuar dhe pritet të vihen në pranga.

ME TE LEXUARAT