Aksidenti në Korcë, stiva e druve i merr jetën 40-vjecarit

Aktualitet

ambulanca14Policia e Korces njoftoi se një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale. Burime nga policia bëjnë të ditur se Mirgen  Demçe, banues ne Maliq, është dërguar i pajetë në Spitalin e Korçës rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Shkak për humbjen e jetës, dyshohet të ketë qenë një ngjarje aksidentale. 40-vjeçari ishte pronar i një pike, që bënte shpërndarjen e druve,në fshatin Libonik. Dyshohet se aksidentalisht ai është përplasur nga stiva e druve, të cilat kanë rënë nga rimorkioja e automjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punëtorët menjëherë e kanë transportuar me ambulancën e fshatit, në drejtim të Spitalit të Korçës, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por gjatë transportimit, ky shtetas ka humbur jetën. Ndërkohë policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT