Aksident i rëndë në Gramsh, makina përplas për vdekje 65-vjeçaren

Aktualitet

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Cërrik- Gramsh.

Një 23-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij tip "Fiat", këmbësoren me iniciale F.XH, 65-vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.12.2017 në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë shtetasi A.Xh., rreth 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren shtetasen F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT