Aksident në Unazë të Elbasanit, plagosen rëndë dy persona

Aktualitet

aksidenti-elbasan-librazhdNjë aksident automobilistik ndodhi në orët e para të mbrëmjes në unazën jugore të qytetit Elbasan në kryqëzimin që bashkon vazhdimin e bulevardit Qemal Stafa me këtë unazë.Një automjet tip “Ford” me targë AA 23 KN është përplasur me një kamion me targë AA 446. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar rëndë dy shtetas që ndodheshin në automjetin tip “Ford”.

Të aksidentuarit janë transportuar për në spitalin kirurgjik në Elbasan dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore ë tyre paraqitet e rëndë. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT