Spanjë, aksident i frikshëm në autostradë, 14 të vdekur

Bota

aksidentttttttttttttTë paktën 14 vetë kanë vdekur dhe 30 janë plagosur teksa një autobus është përplasur në autostradë. Autoritetet e qeverisë rajonale thonin në deklaratën e tyre se autobusi u përplas në autostradën që lidh Spanjën me Francën, përgjatë Mesdheut, afër qytezës së Frezhinal, midis Valencias e Barcelonës.   Në zonë raportohet se në autobus udhëtonin rreth 50 studentë të kombësive të ndryshme. Të lënduarit ishin me moshë midis 22 dhe 29 vjeç dhe se ishin nga Perjau, Bullgaria, Polonia, Palestina, Japonia, Ukraina, republika çeke, Zelanda e Re, Italia, Hungaria, Gjermania, Suedia, Norvegjia e Zvicra. Shoferi i autobusit i mbijetoi aksidentit dhe është ndaluar nga policia në qytetin Tortosa. Kushtet e udhëtimit rrugor ishin të mira në kohën e aksidentit dhe një grup hetimi është ngritur për të zbuluar shkaqet. Shumica e pasagjerëve të autobusit ishin studentë nga dy universitete të Barcelonës. Aksidenti ndodhi në Tarragona teksa delegacioni nga universiteti i Barcelonës po shkonte për të ndjekur një shfaqje piroteknike në Valencia.

ME TE LEXUARAT