Fier, Personat me aftësi të kufizuar, Subashi: Nënkryetar bashkie njëri nga ju

Politikë

Armando-Subashi-640x340Kandidati i ASHE për kryetar i Bashkisë Fier Armando Subashi ka deklaruar në një takim me invalidët e punës, tetraplegjikët dhe të vërbërit se do të zhvlerësojë  vendimit e këshillit bashkiak për parkimin  e automjeteve me pagesë. Sipas Subashit, vendimi i parë si kryetar i Bashkisë Fier do të jetë heqja e parkimit me pagesë në rrugët e qytetit.

Për përfaqësuesit e të verbërve dhe tetraplegjikëve është shqetësues moszbatimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuar, në transportin urban, punësim, shërbime sociale, strehim etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Armando Subashi premtoi se në rast fitoreje, pas 21 qershorit një nga nënkryetarët e bashkisë së re Fier do të zgjidhet nga personat me aftësi të kufizuar.

ME TE LEXUARAT