Dalin për të provuar skafin në det, zhduket pronari i hotelit me ndihmësin e tij

Aktualitet

Dy peshkatarë, njeri prej të cilëve pronar i një hoteli në njohur në Vlorë kanë humbur kontaktet prej datës 4 korrik në Durrës duke u konsideruar keshtu te zhdukur.

Biznesmeni Adriano Jaho 52 vjec dhe ndihmësi i tij Ariseld Maze 28 vjeç kishin dalë në bregdetin e Durrësit për të provuar skafin në det, të cilin e kishin riparuar në një servis në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy te zhdkurit dilnin shpesh për peshkim, ndërsa janë zhdukur me motoskafin me një gjatësi 8 metra e 20 me dy motora 250 Merkuri, me dokumentacion të rregullt. Familjarët e dy të zhdukurve akuzojnë policinë për neglizhencë.

Për herë të fundit ata kanë folur me një mikun e tyre të cilit i kanë thënë t’u dërgonte një karrel, pasi skafi po fuste ujë. Policia kufitare vijon kërkimet.

Deklarata e policise- Vlorë, Policia:

Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy shtetasve të mëposhtëm:

A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë.

A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë).

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.

 

ME TE LEXUARAT