Adoleshentja shqiptare rrëmbehet në Itali, përdhunohet dhe lihet pa ngrënë për 4 ditë

Aktualitet

Një adoleshente shqiptare, e cila ishte shpallur e zhdukur që prej ditësh në Itali, është gjetur nga policia.

Siç raportojnë sot mediat vendase, zhdukja e vajzes shqiptare është denoncuar vigjiljen e Krishtlindjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza, e cila kishte shkuar për vizitë te disa të afërm në Villaricca të Napolit, kishte dalë nga banesa tre ditë më parë për një shëtitje, por nuk ishte kthyer më.

Shqiptarja është gjetur në një shtëpi në zonën rurale të Castel Volturno. Ajo mbahej aty prej katër ditësh, pa ngrënë dhe ishte dhunuar. Raportohet se adoleshentja u rrëmbye me anë të mashtrimit dhe qëllimi ishte që ajo të shfrytëzohej për prostitucion.

Nën hetim është vënë një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar për rrëmbim personi, dhunë seksuale dhe tentativë për të prostituuar të mitur.

ME TE LEXUARAT