Mjeshtri i vjedhjeve e arratisjeve, ky është "truri" i grabitjeve në Rinas, nuk "u vra" në Greqi

Aktualitet

Admir Murataj eshte truri i grabitjeve te ndodhura ne rrugen Tirane-Rinas ku jane marre rreth 6 milione euro te bankave private teksa transportoheshin nga ana e policive private.

Murataj eshte akuzuar per grabitjen e bankes se Larises, ne Greqi ndersa ne pranveren e vitit 2013 eshte arratisur nga burgu i Trikalas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emri i tij u rendit gabimisht madje, ne listen e personave qe vrau policia greke gjate kerkimeve per te arratisurit. Murataj mendohet se eshte truri dhe organizatori i grabitjeve pasi konsiderohet edhe si mjesher i vjedhjes se bankave.

Sa per informacionin per vrasjen e ti ne Greqi nga policia e atjeshme, gjithcka ka qene nje pasaktesi pasi i dyshuari eshte gjalle dhe jo vetem kaq por ka edhe disa identitete.

Kush ishin autoret

Ishin saktësisht ashtu siç i kishin përshkruar viktimat e grabitjeve të tyre. Truplidhur, fizikisht mjaft të fuqishëm, njohës të armëve dhe mjeteve të rënda në ushtri.

Bëhet fjalë për grabitësit e Qafë-Kasharit, të cilët janë vënë në pranga tashmë, por edhe të tjerët që janë shpallur në kërkim. Tre prej të arrestuarve kanë qenë efektivë me grada, ndërsa i katërti duket se vjen nga një familje për personazhe jo pak të njohur në botën e krimit.

I pari që hapi “Kutinë e Pandorës” dhe çoi policinë dhe grupin hetimor drejt identifikimit të grabitësve ka qenë Fatjon Xhyliu. Lushnjari 33 vjeçar, ka punuar për shoqërinë e sigurisë fizike “Rogat Security”. Njëra ndër detyrat e tij ka qenë pikërisht dhe shoqërimi i vlerave monetare. Falë kësaj pune Xhyliu dyshohet se ka patur mundësi që të ketë informacion të saktë për trasferimet rutinë që kryheshin nga bankat me seli në Tiranë drejt Vjenës. Kaq ka mjaftuar për të nisur planet kriminale.

Si trim i mirë me shokë shumë, nuk e ka patur të vështirë që të gjejë bashkëpunëtorët.

Njëri prej tyre ka qenë Ditjon Memlikaj, 31 vjeçari nga Tepelena, ka shërbyer për një vit si komando në Afganistan dhe mësohet të jetë njohës i mirë i blindave, pasi ka drejtuar mjete të tilla. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Hodaj, edhe Memlika, po ashtu si Xhyliu, ka punuar prane një policie private. Ish-ushtaraku i cili ka punuar me NATO-n ka qenë shofer blindi pasi la ushtrinë.

Në të njëjtin grup ka bërë pjesë dhe kushëriri i tij, 28 vjeçari Neim Avdylaj. Ky i fundit mësohet se është larguar nga ushtria në 2011 pas një mase disiplinore për shkak të mungesave në punë. Avdylaj ka qenë ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit dhe grupi hetimor ka dyshime se ai një pjesë të parave i ka humbur neper kazino dhe baste sportive, pasi njihet si frekuentues i rregullt i tyre.

Ndërkohë, Ernest Kupa, i katërti i arrestuar për grabitjen e së enjtes së shkurr në Qafë-Kashar, mësohet se ka patur një biznes privat, piceri. Ai është i afërm i Ilir Kupes, të cilësuar si kreu i bandës së “Babagjyshëve” dhe i arratisur nga burgu grek i Trikallës. Nga këtu dyshohet se ekziston dhe lidhja mes të arrestuarve dhe shumëtëkërkuarit Admir Murataj. Ai ka qenë pjesë e grupit të shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi, së bashku me Ilir Kupën. Në Greqi ai ka grabitur një bankë në Larisa dhe dyshohet se ka kryer grabitje të tjera edhe në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT