Kosovë, pafajësi për 10 zyrtarë të akuzuar për abuzim me detyrën

Kosovë&Rajon

gjykata-kosoveGjykimi ndaj këtyre zyrtarëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nisi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria më datën 7 maj 2015 ngriti aktakuzë ndaj Mehmet Ramës, Hakif Hoxhës, Ragip Dervishit, Flora Thaçit, Shqipe Koliqit, Ajet Demirit, Feriz Qorrit, Abit Zariqit, Besim Tahirajt dhe Xhavit Nebihit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me dhënie të tenderit kompanisë “Kalaja” për fasadimin e blloqeve nëGllogovc.

Sot në seancën gjyqësore pas leximit të aktakuzës nga prokurori, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzën që u vihet në barrë.

Gjyqtari pastaj e caktoi për datën 26 tetor, seancën e dytë ku të akuzuarit mund t’i paraqesin kundërshtimet e aktakuzës dhe provave që gjenden në të.

Se zyrtarët e akuzuar u deklaruan të pafajshëm e tha për KALLXO.com pas seancës edhe Naim Rudari, avokati i Ragip Dervishit.

“Seanca ka shkuar në rrjedha normale. Prokurori ka lexuar aktakuzën dhe pretendimet e tij, të gjithë të pandehurit janë deklaruar se ndihen të pafajshëm në këtë çështje, po ashtu edhe i mbrojturi im, i cili edhe e ka kundërshtuar aktakuzën,” tha Rudari.

Ky avokat tha se ka kërkuar precizim të aktakuzës.

“Njëkohësisht edhe ne e kemi kundërshtuar aktakuzën dhe kemi kërkuar edhe një precizim të aktakuzës, ngase i mbrojturi im akuzohet me kodin e ri, ndërsa vepra pretendohet se është kryer para hyrjes në fuqi të këtij kodi dhe kemi kërkuar që të rregullohet, ngase edhe ligji paraprak është më i favorshëm për të pandehurit. Ne jemi deklaruar se do ta kundërshtojmë këtë aktakuzë në afatin ligjor,” tha Rudari./kallxo

ME TE LEXUARAT