Aksidenti me 5 të vdekur në Shkodër, gjykata dënon shoferin me 12 vite burg

Aktualitet

gjykata-shkoderGjykata e Shkodrës ka dënuar me 12 vite burgim shtetasin Prend Ndreca, i akuzuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e 5 personave, ngjarje e ndodhur në 22 Tetor 2013 në aksin rrugor Shkodër Lezhë. Prokuroria, në konkluzionet përfundimtare kërkoi dënimin e të pandehurit me 18 vite burgim.

Në bazë të hetimit, rezulton se në datën 22.10.2013 rreth orës 01.10  është njoftuar salla operative se në vendin e quajtur Kryebushat dhe konkretisht  në rrugën  nacionale Shkodër-Lezhë  ka ndodhur një aksident automobilistik. Automjeti kamion « Man » me targa PU 1463 A, drejtuar nga i pandehuri Prend Ndreca me drejtim lëvizje KryeBushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMW me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja. Si pasojë kanë vdekur shtetasit Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMË.

ME TE LEXUARAT