Itali, humb jetën tragjikisht 21-vjeçari shqiptar

Aktualitet

aksidenti-shqiptari-itali15Një emigrant shqiptar 21-vjeç humbi jetën në një aksident në Itali.

Policia italiane ka bërë me dije se Ernest Lulashi, mbeti i vdekur për shkak të përplasjes së makinës me bordurën mbrojtëse të rrugës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave nga autoritetet vendase, ai do të varroset në Shqipëri. Vendimi është marrë nga prindërit e shqiptarit, që jetojnë në Mercatale, zonë pranë lokalitetit ku ndodhi aksidenti fatal.

Ernesti që humbi jetën ka lënë një vëlla dhe një motër. Për vdekjen e tij shumë persona kanë shprehur ngushëllime në Facebook, shumica e të cilëve miq të tij në Saçocorvaro.

“U prefsh në paqe kushëri, do të jesh engjëlli ynë”, “Lamtumirë Ernes, do të na mungosh”, shkruajnë shumë nga shokët e tij në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT