Ndërtimet pas 2009, Rama: Do të legalizojmë 60 mijë objekte

Politikë

legalizimet-655x356Qeveria shqiptare do të ndërmarrë një nismë ligjore për legalizimin e 60 mijë objekteve të ndërtuara pas 15 janarit të vitit 2009, të cilat përjashtoheshin nga procesi nga ligji i miratuar në atë kohë.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama ndërsa shpërndau leje legalizimi në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kemi marrë nismën që edhe për këto ndërtime të marrim një hap ligjor në parlament dhe të nisim procesin e legalizimit, sepse tanimë ne kemi siguruar se nuk ka më ndërtime pa leje ashtu siç ndodhte” tha Rama.

Lames tani i hanë duart të punojë me Veliajn: Të zgjidhim çështjen e 20 mijë ndërtimeve pa leje Një pjesë nga deklarata e Ramës bërë dje gjatë ceremonisë së djeshme, 7 maj 2015, në Muzeun historik të Tiranës, ku u dhanë 1001 leje legalizimi.

“Në një vit, ALUIZNI ka bërë atë që nuk u bë në tetë vite të marra së bashku. Faktikisht, po marrim vetëm objektet mbi të cilat janë bërë matjet dhe për të cilat u përgatit dokumentacioni.

1maji 2014 – 1maji 2015, 92 mijë objekte. Në tetë vjet PD-ja 42 mijë objekte. 50 mijë objekte më shumë, të përditësuara pas matjes, sesa ata. Në tetë vjet laj-thaj, shpëlaj, hekuros nxirr në fushatë. Pastaj laj prapë, thaj prapë, prapë në fushatën tjetër, po ky muhabet. Në 8 vjet, bënë 21 mijë e 700 legalizime. Ne në vetëm një vit kemi bërë 25 mijë legalizime.

Sot, jemi këtu sepse arrijmë në numrin 27.300 me legalizimet e kryera gjatë kësaj periudhe duke përfshirë edhe disa legalizime të bëra para një vjeçarit. Prandaj, parafytyrojeni vetë, ne me këtë ritëm, shkojmë pa asnjë merak vitin e ardhshëm në 40 mijë legalizime. Brenda mandatit ne legalizojmë një pjesë dërrmuese të shtëpive në zonat informale, falas. Le të marrim Tiranën pak, se Tirana është edhe më interesante.

Në tetë vjet, 4503 legalizime dhe jo legalizime shtëpish. Shumë pak shtëpi, shumica biznese dhe mes atyre bizneseve një pjesë e konsiderueshme biznese të ndërtuar në pronat më të rëndësishme publike, si ato që ishin ndërtuar krah për krah me universitetin, si ato që ishin ndërtuar mu në mes të rrugës, në rrugën që shkon për Elbasan.

Megjithatë, po i numërojmë të gjitha 4503 legalizime, me lekë, mbi dorë dhe nën dorë. Në një vit operim 5846 legalizime nga ana e ALUIZNI-t drejtuar nga Artan Lamja.

Si përfundim, për këtë pjesën e shifrave, janë 60 mijë ndërtime për të cilat përpara 7 vitesh u futën nën një nen, që duke konsideruar vepër penale ndërtimin, i përjashtonte nga legalizimi, ndërtimet e bëra pas 15 janarit 2009. Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që ndodh sa herë që marrin në dorë ata, këtej e fusnin në listë si vepër penale, këtej shkelnin syrin dhe thonin: “Vazhdoni se s’ka problem, se hani, pini e këndoni sa të jetë Lala Gjoni.” Por tani që Lala na la shëndenë, janë 60 mijë ndërtime pa leje, që hynë në këtë kategori. Ne kemi marrë nismën që edhe për këto ndërtime të marrim një hap ligjor në parlament dhe të nisim procesin e legalizimit, sepse tanimë ne kemi siguruar se nuk ka më ndërtime pa leje ashtu siç ndodhte. Të gjithë e dinë se kush ndërton pa leje, vazhdon rrugën për atje, ku unë s’po e përmend, sepse thonë po e përmend shumë. Por ama, ata që kanë ndërtuar një shtëpi në zonat informale, ne nuk mund t’i lëmë më në diell dhe asnjërin nuk do ta lëmë rrugëve, qoftë socialist, qoftë demokrat, qoftë çfarëdo. Ne nuk i ndajmë qytetarët, të cilëve u shërbejmë, në socialistë dhe demokratë. Ky është edhe qari i demokratëve, ia fusin kot votës, fitojmë ne, u shërbejmë dhe atyre. Qari i tyre, se po të kishin ngelur në dorë të votës së tyre, do të vazhdonin të ishin akoma me ata që e bënë Shqipërinë copë-copë. Ikën dhe sot shkojnë në çdo plagë që kanë hapur vetë dhe kujtojnë që populli shqiptar është budalla dhe thonë ‘shihni ç’po bëjnë këta", tha Rama.

ME TE LEXUARAT