Pa këmbë, 12 vjeçari mrekullon botën

Soft

FEMIJARuben Roland ishte nëntë vjeç kur derisa po punonte në arë i kishte kaluar mbi këmbën e majtë rrota e traktorit.

Lëndimet ishin aq të rënda, sa mjekët u detyruan t’ia shkurtonin këmbën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Kur iu shërua plaga, djaloshi nga Malaga vendos të bëhet më aktiv se që kishte qenë dhe kishte zgjedhur hobin që u duket i pamundur madje edhe atyre që i kanë të dy këmbët e shëndosha.

 

Ai nisi të merret me parkur, një sport që kërkon përpjekje e guxim të pabesueshëm. Pasi i doli zëri në Spanjë, për të nisën interesimet edhe nga mediet e jashtme. Parkurit Rubeni nisi t’i përkushtohej nga viti i kaluar. Tani, thotë se i është kthyer në mënyrë të jetesës.

 

“Edhe pse ndoshta u duket situata juaj e ndërlikuar, luftoni për atë që dëshironi. Asnjëherë mos e humbni shpresën. Unë nuk e kam humbur dhe s’do ta humb. Mos e dëgjoni askënd se cilat janë limitet tuaja, meqë vetëm ju e njihni trupin tuaj”, - u tha medieve Ruben.

ME TE LEXUARAT