Ylli i Romës i dëshpëruar, dëmtimi në gju e ndalon të rikthehet në fushë

Sport

Ylli i Romës i dëshpëruar, dëmtimi në gju e ndalon

Viti 2021 nuk nisi mirë për Nikolo Zaniolo, i cili për shkak të dëmtimit dhe infektimit me Covid-19, ka humbur shumë kohë nga fusha. Mësohet se ylli i Romës ka udhëtuar në Austri ku është doktorin e tij lidhur me paraqitjen e tij në fushë.

Mediat sportive kanë shkruar se 22-vjeçari ka marrë një lajm të keq nga mjeku i tij, i cili i ka bërë të ditur se të mos rikthehet deri në maj në fushën e lojës, pasi gjuri i tij i dëmtuar nuk ka shkuar në nivelin 100% sa gjuri tjetër.

Lidhur me këtë situatë, për “La Gazzetta dello Sport”, Zaniolo tha se ishte shumë në ankth dhe i zhgënjyer. “Jam shumë i zhgënjyer për këtë që ka ndodhur, por synimi im tashmë është që të jem gatoi për vitin tjetër në Botëror.”

ME TE LEXUARAT