Xhudistja nga Kosova shpallet kampione e Europës

Sport

Xhudistja nga Kosova shpallet kampione e Europës

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë 48 kilogramë. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, përmes një njoftimi në mediat sociale.

“Kampione Evropianeeeeeeee… Distria Krasniqi 48 Kg. Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë,nasdijmë ndryshe! Kosova mbi të gjitha …”, shkruan Kuka.

Në finalen që u zhvillua sot në Portugali, Distria Krasniqi fitoi pa luftë sepse kundërshtarja ukrainase Daria Bilodid, nuk u paraqit për shkak të lëndimit.

Kosova vitet e fundit ka arritur të marrë shumë medalje në xhudo për shkak se sportistët kanë bërë performanca të mira në kampionate të ndryshme.

ME TE LEXUARAT