Vendos Mbappe, Franca në çerekfinale pas fitores ndaj Paraguait

Sport
Vendos Mbappe, Franca në çerekfinale pas fitores ndaj Paraguait

Franca është skuadra e dytë që siguron kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pas fitores 1-0 ndaj Paraguait në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pas mesnate.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të francezëve në posedim dhe kontroll të lojës. “Gjelat” krijuan më shumë raste dhe mbajtën iniciativën në terren, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt rrjetës.

Edhe në pjesën e dytë, Franca vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe presion të vazhdueshëm në sulm. Goli i fitores erdhi në minutën e 70-të përmes Kylian Mbappe, i cili zhbllokoi rezultatin dhe i siguroi skuadrës së tij kualifikimin tutje.

Në çerekfinale, Franca do të përballet me Marokun, që më herët eliminoi Kanadanë.

Pa gola pas pjesës së parë në ndeshjen Paraguai – Francë

Në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026 mes Paraguait dhe Francës, pjesa e parë është mbyllur pa gola, 0-0.

Franca e ka kontrolluar më shumë lojën dhe ka pasur iniciativën në posedim, duke kërkuar vazhdimisht hapësira në mbrojtjen e organizuar të Paraguait.

“Gjelat” kanë dominuar në qarkullimin e topit dhe kanë tentuar disa herë të rrezikojnë portën kundërshtare, por pa sukses në finalizim.

Nga ana tjetër, Paraguai është fokusuar kryesisht në mbrojtje dhe ka arritur të neutralizojë sulmet franceze, duke qëndruar kompakt dhe i disiplinuar në prapavijë.

Kështu, skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin e barabartë 0-0, ndërsa skuadra kualifikuese do të vendoset për pjesën e dytë.

 

ME TE LEXUARAT