U përfol se kishte zgjedhur kombëtaren gjermane, reagon talenti shqiptari i Bayern Munich

Sport

U përfol se kishte zgjedhur kombëtaren gjermane, reagon talenti

Ditën e djeshme bëri bujë në media një intervistë e talentit me origjinë shqiptare, ku bënte të ditur se kishte zgjedhur të luante për Gjermaninë, duke shuar kështu shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Mirëpo, diçka e tillë duket se nuk qëndron, pasi vetë 20 vjeçari që aktualisht luan për Union Berlin ka reaguar me anë të një postim në Instagram, ku është shprehur se fjalë gjatë asaj interviste ka qenë për momentin (të tashmen)  dhe se mbas 1 ose 2 vitesh nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh.

“Për të gjithë vëllezërit shqiptar dhe fansat e mi. Edhe njëherë po ua them shqip. Mos tregoni gënjeshtra kur nuk e dini realitetin. Kurrë nuk kam thënë se e kam marr vendim. E kam patur për në atë moment që më është bërë pyetja.

Unë për momentin luaj për Gjermanin, por se çfarë bëhet mbas 1 ose 2 vitesh nuk e di. Është e vërtetë që kam thënë që kam vendos (fjalë është për momentin). Ju kisha lutur të mos merreni me media që gënjejnë. Unë nuk kam nevojë për arsyetime këtu, por doja vetëm t’ju them se këto nuk janë të vërteta."

ME TE LEXUARAT