Trajneri i Fulham-it merr vendimin për Brojën
Pas tri ndeshjeve radhazi në tribunë, Armando Broja, do të rikthehet me skuadrën e Fulham-it për ndeshjen ndaj Newcastle.
Sulmuesi shqiptar e nis ndeshjen e sotme që do të luhet në orën 16:00 nga stoli. Megjithatë në tri ndeshjet e fundit, Broja kishte përfunduar në tribunë.
Nga krahu tjetër edhe Jasir Asani ka marrë minutat e para në këtë sezon të ri. Futbollisti kishte disa probleme me drejtuesit e klubit, teksa këta të fundit e dënuan duke e lënë jashtë ekipit pasi Asani kërkoi të largohej në merkaton e janarit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të dy lojtarët janë kthyer me ekipet e tyre dhe trajneri i Shqipërisë mund të qetësohet disi.