Ekzekutohet futbollisti 22-vjeçar, autori qëlloi me breshëri plumbash

Sport

Ekzekutohet futbollisti 22-vjeçar, autori qëlloi me breshëri

Një futbollist profesionist ka ndërruar jetë në Marituba të Brazilit pas një shkëmbimi zjarri në rajonin metropolitan të Belém, Pará, natën e së hënës së 7 tetorit, ku fatkeqësisht në vendngjarje mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, Ricardo Emanuel Alcantara Paiva dhe Flávio Jesus de Souza, një mik i atletit, kishin luajtur një ndeshje futbolli në një arenë lokale dhe ishin ulur duke biseduar, kur një makinë e zezë qëlloi drejt tyre.

Përveç miqve, automjeti shkoi pranë një dyqani ushqimor, ku edhe futbollisti me emrin Daivison Lucas da Silva Braga u qëllua dhe ndërroi jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani nuk janë identifikuar personat që kryen vrasjen. Policia braziliane po heton rastin dhe janë kërkuar ekspertiza.

Ricardinho po rikuperohej nga operacioni në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) të gjurit të tij dhe ishte në fazën përfundimtare të trajtimit përpara se të rikthehej në fushën e blertë.

Në vitin 2022, sulmuesi spikati me moshat U-20, duke shënuar shtatë gola në 18 ndeshje. Në fillim të sezonit 2023, ai iu bashkua skuadrës profesioniste, ku debutoi në Campeonato Paraense.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pasi humbi vendin e titullarit në ekip, Ricardinho u huazua te Santa Rosa-PA, ku luajti në Serinë B1 të Paraense.

ME TE LEXUARAT