Tirana gati të mbushë “xhepat”, zbulohet shuma që do të përfitojnë kampionët në Europë

Sport

Tirana gati të mbushë “xhepat”, zbulohet shuma që do

Përfituesi më i madh nga Europa mbetet ekipi kampion, Tirana, që edhe në rastin më të keq, duke i humbur të gjitha përballjet, i ka të sigurta 810 mijë euro.

Kjo shumë për kampionen ndahet: 260 mijë euro është shuma që merr çdo ekip kampion.

Më pas kampionia merr 100 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Champions.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse ekipi kampion eliminohet në këtë raund kalon direkt në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Aty ekipi kampion përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë dhe në rast se eliminohet edhe në këtë tur, i bie që të marrin një bonus prej 350 mijë eurosh.

Pra, minimumi i garantuar për kampionen është 810 mijë €.

ME TE LEXUARAT