Tifozët godasin me gurë futbollistin në Argjentinë, përfundon në spital me plagë të rënda

Sport

Tifozët godasin me gurë futbollistin në Argjentinë,

Tifozët e Rosario Central goditën me gur në kokë mbrojtësin mik Maxi Olivera gjatë ndeshjes së Kupës Libertadores.

Një incident i tmerrshëm ndodhi në ndeshjen e Kupës Libertadores midis Rosario Central të Argjentinës dhe Penarol të Uruguait, i cili zbuloi se sa e rrezikshme mund të jetë ndonjëherë jeta për protagonistët në futbollin e nxehtë të Amerikës së Jugut.

Tifozët godasin me gurë futbollistin në Argjentinë,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rosario festoi për fitoren 1-0 dhe pas përfundimit të lojës, teksa lojtarët e Penarol po falenderonin tifozët për mbështetjen e tyre, një gur i ka rënë në kokë mbrojtësit të kësaj skuadre, Maxi Olivera, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Olivera, ish-lojtari i Fiorentinës e ka kaluar natën në spital, por sot ka treguar përmes rrjeteve sociale dhe ka bërë të ditur se gjithçka është në rregull me gjendjen e tij.

“Faleminderit për mesazhet e mbështetjes. Përveç dhimbjes dhe disa qepjeve, jam mirë.

Jam më i zhgënjyer nga humbja, por gjithashtu jam jashtëzakonisht i zemëruar për atë që ndodhi.

Është një turp. Ajo që ata i bënë tifozët tanë, ishte e turpshme. Megjithatë, ne jemi Penarol dhe nuk do të dorëzohemi askund. Penarol dhe askush tjetër”, ka shkruar mbrojtësi 32-vjeçar.

 

ME TE LEXUARAT