Tensione në Gjeorgji para ndeshjes me Shqipërinë, sulmohen tifozët kuqezi në Tbilisi

Sport

Tensione në Gjeorgji para ndeshjes me Shqipërinë, sulmohen

Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares atje, janë sulmuar nga tifozeria vendase.

Diten e sotme ultrasit vendas të Gjeorgjisë, kanë goditur një tifoz të Shqipërisë, teksa “Tifozat Kuq e Zi”, kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.

Takimi Gjeorgji- Shqipëri pritet të fillojë në orën 18:00 dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve, citon vownews. Në mbështetje të Kombëtares në stadium pritet që të jenë rreth 500 tifozë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuqezinjtë vijnë pas një forme tepër të dobët teksa kanë koleksionuar dy humbje rresht ndërsa një disfatë e radhës do të ishte fatale në këtë edicion të Ligës së kombeve ku rrezikohet rënia në Ligën C.

ME TE LEXUARAT