Tenistja ruse "bën paqe" me rivalen ukrainase, gjesti bëri xhiron e botës

Sport

Tenistja ruse "bën paqe" me rivalen ukrainase, gjesti bëri

Në Berlin po zhvillohet një turne WTA dhe nuk do të arrinte shumë te publiku sikur të mos ishte një gjest i tenistes ruse Daria Kasatkina.

Një gjest fairplay që ka bërë xhiron e botës.

Në fakt, gjesti i saj korrekt u bë i njohur pasi në anën tjetër të rrjetës ishte një teniste ukrainase, Angelina Kalinina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një moment, ukrainasja ra në tokë pasi përdridhi kyçin e këmbës dhe menjëherë në ndihmë i doli rusja Kasatkina, duke i ofruar akull.

Publiku e pëlqeu këtë gjest në një kohë kur shteti i Kasatkinas – Rusia, ka nisur pushtimin e shtetit të Kalininas – Ukrainës.

Video e postuar në Twitter, bëri xhiron e botës.

Në fund, rusja arsyetoi epitetin e favorites dhe fitoi meçin me 2:1 në sete (5:7, 6:3 dhe 6:1)

ME TE LEXUARAT