Taulant Xhaka reagon pas vendimit të Hagës: “Jo në emrin tim”, mesazhi për ish-krerët e UÇK-së

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime edhe nga bota e sportit. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka shprehur publikisht qëndrimin e tij përmes rrjeteve sociale.
Xhaka publikoi në Instagram një poster ku shfaqen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në imazh shkruhet “Mos e Harroni Historin!” dhe “JO NË EMRIN TIM”, ndërsa një tjetër mesazh thotë: “Liria e tyre është nderi ynë”.
Më pas, ish-futbollisti publikoi edhe një fotografi të Kadri Veselit, duke shkruar: “Gjithmonë me ju”.
Reagimi i Xhakës shkaktoi polemika, veçanërisht në mediat serbe, të cilat e cilësuan postimin si “skandal”. Ai erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka përfaqësuar për vite Kombëtaren shqiptare, ndërsa vëllai i tij, Granit Xhaka, luan për Zvicrën. Të dy kanë qenë edhe bashkëlojtarë te Basel.


