Talenti shqiptar i Bayernit zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë

Sport

Talenti shqiptar i Bayernit zgjedh kombëtaren që do të

Leon Dajaku, talenti me origjinë shqiptare, i cili është në pronësi të Bayern Munich, ka shuar përfundimisht shpresat e përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi, ka deklaruar se ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.

20-vjeçari aktualisht është i huazuar te Union Berlini, teksa ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtareve gjermane të moshave, teksa në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të Union Berlinit, ka konfirmuar edhe njëherë se do të luajë për Gjermaninë, duke i mbyllur derën Kosovës dhe Shqipërisë.

“Futbolli është gjithçka në jetë për mua. Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj që të luaj edhe në nivel ndërkombëtar gjithashtu. Kombëtarja? Kam zgjedhur Gjermaninë”, u shpreh Leon Dajaku.

ME TE LEXUARAT