“Stadiumi bërtiste vritini shqiptarët”/ Revoltohet gazetari: Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e futbollit

Sport

“Stadiumi bërtiste vritini shqiptarët”/ Revoltohet

Gazetari Roland Qafoku thotë se UEFA dhe FIFA, prej vitesh kanë ‘përkëdhelur’ kombëtaren e Serbisë në raport me ndeshjet që ka zhvilluar ndaj Shqipërisë, apo edhe me kombëtare të tjera ku luajnë futbollistë shqiptarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku rikujtoi ndeshjen e vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, ku u shënuan incidente dhe sulme ndaj futbollistëve shqiptarë.

Ai tha se UEFA bëri çmenduri duke i dhënë 3 pikë në tavolinë Serbisë dhe vendimin e përmbysi KAS.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Ajo që mua më bën përshtypje, është një përkëdhelje që FIFA dhe UEFA i kanë bërë prej shumë vitesh kombëtares dhe Serbisë. Në vëmendjen time, por besoj edhe të opinionit publik është vendimi i parë për ndeshjen e vitit 2014, të UEFA-s në fakt ishte kundër Shqipërisë dhe pro Serbisë.

Tre pikët i mori Serbia, ishte KAS-i që bëri përmbysjen e madhe. A kishte çmenduri më të madhe, nuk ka ndodhur në historinë e futbollit, jo vetëm evropian, por atë botëror, ajo që ndodhi në mes të Beogradit ku i gjithë stadiumi bërtiste vritini shqiptarët dhe gati i vranë.

UEFA dhe FIFA e ka përkëdhelur vazhdimisht Serbinë”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT