Silvinho korrigjon gabimet e shtatorit/ Publikohet lista e Kombëtares, risi në mesfushë
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho ka publikuar paraditen e sotme listën me 24 lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, përkatësisht kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor, ndeshje këto që luhen të dyja në udhëtim.
Më shumë se sa surpriza, lista ka rikthime, pasi janë rikthyer në kombëtare mbrojtësit Ardjan Ismajli dhe Berat Gjimshiti, të cilët munguan në shtator për shkak dëmtimi. Po ashtu janë rikthyer edhe Ernest Muçi dhe Mirlind Daku.
Risia e vetme është talenti që po shkëlqente me “Shpresat”, mesfushori Adron Pajaziti, në pronësi të Fulham, por i huazuar tek Gorica në Kroaci. Ndërkohë nga 3 lojtarët e thirrur për herë të parë në shtator, ftesa i ka shkuar sërish vetëm Andi Hadrojt, teksa siç duket Spahiu dhe Zeka nuk kanë bindur teknikun brazialian.
Sai përket raportimeve se do të grumbullohej sulmuesi Indrit Tuci, lajmi duket se nuk ka qenë i vërtetë, pasi ai mungon në listë. Po ashtu mungon edhe Rey Manaj pë7r shkak dëmtimi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.
LISTA:
1- Thoma Strakosha
2- Elhan Kastrati
3- Alen Sherri
4- Elseid Hysaj
5- Ivan Balliu
6- Mario Mitaj
7- Andi Hadroj
8- Ardjan Ismajli
9- Berat Djimsiti
10- Arlind Ajeti
11- Enea Mihaj
12- Marash Kumbulla
13- Behar Ramadani
14- Kristjan Asllani
15- Amir Abrashi
16- Medon Pajaziti
17- Qazim Laçi
18- Nedim Bajrami
19- Ernest Muçi
20- Jasir Asani
21- Taulant Seferi
22- Arbër Hoxha
23- Mirlind Daku
24- Myrto Uzuni