Shqipëria disfatë 1-0 në Stockholm ndaj Suedisë, dy humbje në tre ditë

Sport

Shqipëria disfatë 1-0 në Stockholm ndaj Suedisë, dy humbje

Pritshmëritë ishin të larta, megjithatë fusha e blertë tregoi sërish se Shqipëria e ka tepër të vështirë, ndaj “gjigantëve” të futbollit evropian.

Kësaj radhe, kuqezinjtë pësuan një tjetër humbje, të tretën që nga ardhja e teknikut Sylvinho, ku si kundërshtarë ishin “Vikingët” e Suedisë, me “skandinavët” që arritën fitoren 1 me 0, në “shtëpinë” e tyre, “Friends Arena”.

Dominimi i “Kuqezinjve” u pa qartë në fushën e blertë, megjithatë ndërhyrjet e suedezëve, shpeshherë të “favorizuara” edhe nga arbitri rumun, Marcel Bîrsan, ku në pjesën e parë nuk u akordua një penallti për tanët, me “bomberin”, Armando Broja, që shpërthen në krahun e djathtë të fushës dhe pengohet nga një prej kundërshtarëve, por gjyqtari nuk e vë re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 62’-të, ku pas një neglizhence, të mbrojtjes sonë, “shtatlarti” suedez, Gustaf Nilsson kërcen më lart se të tjerër, për të dërguar në rrjetë një krosim fantastik të “yllit”, të Tottenham, Dejan Kulusevski, fillimisht duke i marrë avantazhin kuqezinjve e 30 minuta më vonë “vulosi” disfatën e radhës, të djemve, të Sylvinho.

Pas këtyre miqësoreve të marsit, performancat e të cilave ishin katastrofike, sidomos në sfidën e parë ndaj Kilit.

ME TE LEXUARAT