Shitet “djalli”, RedBird blen Milan për 1,3 miliardë euro

Sport

Shitet “djalli”, RedBird blen Milan për 1,3 miliardë euro

Nuk ka më asnjë dyshim, mungon vetëm zyrtarizimi, por klubi i Milan është shitur te fondi RedBird. Gerry Cardinale, përfaqësuesi i këtij fondi, ka firmosur kontratën që i dhuron shumicën e aksioneve. RedBird ka paguar një shifër prej 1,3 miliardë euro duke u bërë kështu pronarë të shumicës së aksioneve. (Elliott i mbeten 30% të aksioneve).

Sigurisht për të bërë kalimin e plotë të shitjes së klubit duhet ende kohë, mbase disa muaj, për të kompletuar totalisht shitjen e “djallit”.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të vijë në orët në vijim, ose maksimumi të mërkurën. Pronarët e rijnë të klubit kanë vendosur dhe prioritet e para, rinovimin e kontratës me dyshen Massara-Maldini, më pas të blindojë titullarët e rëndësishëm, duke nisur nga Leao.

ME TE LEXUARAT