Rrëqethëse, i ati humbi jetën gjatë ndeshjes, momenti kur futbollisti i Luftëtarit futet me vrap në fushë

Sport

Rrëqethëse, i ati humbi jetën gjatë ndeshjes, momenti kur

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e shtunë në qytetin e Sarandës. Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit, Fredi Mërkuri, gjatë një miqësore mes veteranësh sot në qytetin e Sarandës, ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar.

Mërkuri po luante në një ndeshje miqësore mes veteranëve të klubit sarandiot dhe ish-futbollistëve grekë të qytetit të Athinës. 

Fredi Mërkuri është babi i sulmuesit të Luftëtarit, Mario Mërkuri, i cili ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit të Butrintit, për të ndjekur këtë miqësore mes veteranësh, e cila rezultoi fatale për babain e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rrëqethëse, i ati humbi jetën gjatë ndeshjes, momenti kur

Në momentin e rrëzimit në tokë të Fredi Mërkurit i cili mbronte portën e veteranëve të Butrintit, djali i tij Mario, ka vrapuar menjëherë në fushën e lojës, për t’iu drejtuar portës dhe për t’i ardhur në ndihmë babait të tij, i cili për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte, për shkak të një infarkti në zemër.  

 

ME TE LEXUARAT