Rrëfimi i papritur i Granit Xhakës: "Kisha frikë ta merrja vaksinën...

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19.
Xhaka me këtë rast ka kërkuar falje për këtë ngjarje, përmes një reagimi.

Ai deklaroi se kishte frikë ta merrte vaksinën. "Në ditët e fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dëshiroj të shprehem personalisht.
Në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha.
Kisha mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.
Në këtë gjendje të ngarkuar emocionale, bleva një konfirmim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet dhe shqetësimet e mia përmes rrugës së parashikuar. Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim.
Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, i vë vetes në dispozicion autoriteteve për sqarimin e plotë të çështjes dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente", ka shkruar Xhaka.


