Ronaldo drejt largimit nga Juventus, 3 skuadrat që e duan portugezin

Sport

Ronaldo drejt largimit nga Juventus, 3 skuadrat që e duan portugezin

Cristiano Ronaldo vijon të bëj zhurmë edhe kur nuk shkëlqen në fushën e blertë. Portugezi u largua i revoltuar pas fitores që Juventusi regjistroi 3-1 ndaj Genoas, duke ngritur një tymnajë të madhe rreth të ardhmes së tij. Shumë media kanë aluduar se Ronaldo është i pakënaqur me situatën tek torinezët dhe fundi i sezonit mund të sjellë edhe një divorc mes palëve.

Në fakt, Juventus është shumë larg objektivave sezonal, sidomos fitimit të Ligës së Kampionëve, turne që u eliminua në fazën e 1/16-ave të saj, si dhe i distancuar me 12 pikë nga Interi kryesues në garën për titull në Seria A.

Ronaldo drejt largimit nga Juventus, 3 skuadrat që e duan portugezin

Kjo situatë mund ta shtyjë Ronaldon që të largohet dhe skuadrat që duan shërbimet e tij nuk janë të pakta. Real Madrid e ka në krye të dëshirave të saj 36-vjeçarin. Rikthimi shihet si një mision i pamundur, gjithsesi klubi mbretëror beson deri në fund dhe pse jo, të përfitojë disi nga kjo situatë pakënaqësie e Ronaldos.

Një tjetër skuadër e interesuar duket PSG, me francezët që shikojnë tek portugezi njeriun kyç për të fituar trofeun e dëshiruar të Ligës së Kampionëve. Pistë e pamundur shihet rruga që e rikthen Ronaldon te Sportingu i Lisbonës. Portugezët nuk kanë forcën e duhur ekonomike, megjithatë dëshira për të pasur sërish futbollistin e dalë nga akademia është e madhe në kampin e Sportingut.

ME TE LEXUARAT