Rey Manaj nuk ndalet, shënon dygolësh në Turqi
Rey Manaj është rikthyer nga dëmtimi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 43’ të takimit me Hatayspor, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën me anë të një goditjeje me kokë.
Në minutën e 73’, Sivasspor fitoi një 11-metërsh, të cilin e mori përsipër sulmuesi shqiptar, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë duke rikthyer momentalisht baraspeshën, me rezultatin që u përmbys nga skuadra e tij 6 minuta më vonë në shifrat 3-2.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Manaj u dëmtua në ndeshjen me Gaziantep, duke lënë fushën në minutën e 42’ pasi kishte shënuar, duke munguar tre ndeshje me skuadrën e tij turke, i cili gjithashtu nuk ishte i pranishëm për duelet e Shqipërisë me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.
Me këtë dygolësh, 27-vjeçari kuqezi shkon në kuotën e tre realizimeve këtë sezon, i cili është rikthyer për të qenë protagonist me skuadrën e tij./tch