Rei Manaj shënon një tjetër gol për Barcelonën

Sport

Rei Manaj shënon një tjetër gol për Barcelonën

Futbollisti shqiptar Rei Manaj vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer me ekipin e parë të Barcelonës, teksa ka shënuar një tjetër gol.

Në miqësoren e zhvilluar ndaj Gironës, sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish rrjetën, pas një pasimi të marrë brenda zonës, duke shënuar një gol që kalon mes këmbëve të portierit.

Rei Manaj ishte pjesë e blaugranëve që në minutën e parë të sfidës dhe po shfrytëzon momentet e mira që po kalon në radhët e katalansve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky ishte goli i katërt i bomberit shqiptar, që disa ditë më parë shënoi tripletë me Barcelonën, duke u lakuar në mediat botërore dhe duke shtuar interesin e një sërë klubesh europiane për të blerë kartonin e tij.

ME TE LEXUARAT