Real Madrid nuk heq dorë nga Benzema

Sport

Real Madrid nuk heq dorë nga Benzema

Real Madrid dëshiron që të firmosë sërish kontratë me Karim Benzema, i cili është një lider i vërtetë. Kontrata aktuale e francezit përfundon pas një viti, ndërsa madrilenët po flasin për vitet pas përfundimit të kontratës.

Mediat sportive shkruajnë se akordi për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023 është arritur dhe pritet të vijë zyrtarizimi. Kështu Benzema do të jetë pjesë e Reali të paktën deri kur të bëhet 35 vjeç.

Spanjollët kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar edhe me Luka Modric, ndërkohë që çështja kryesore është ajo e nënshkrimit të një kontrate të re me kapitenin Sergio Ramos. Me të ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët. 

ME TE LEXUARAT