Pas triumfit në Champions, Real Madrid përgatit zyrtarizimin e 2 transferimeve

Sport

Pas triumfit në Champions, Real Madrid përgatit zyrtarizimin e 2

Real Madridi ka arritur ta mbyll një edicion shumë të suksesshëm me triumfin në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e rinj të Evropës gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizojnë edhe dy transferimet e para.

Qendërmbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger javë më parë ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën duke iu bashkuar Realit si transferim i lirë nga Chelsea.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rudiger ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Los Blancos dhe zyrtarizimi i tij është çështje ditësh.

Ndërkohë lojtari i dytë që pritet të prezantohet këtë javë është mesfushori francez Aurelien Tchouameni nga Monaco.

Los Blancos besohet se kanë arritur marrëveshje me klubin francez dhe me lojtarin, derisa zyrtarizmi pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Gjithnjë sipas mediave spanjolle brenda shtatë ditëve të ardhshme dy lojtarët pritet të prezantohen në Santiago Bernabeu.

ME TE LEXUARAT