Nuk pranojnë tifozë për shkak të situatës, lihen jashtë Kampionatit Europian Dublini dhe Bilbao

Sport

Nuk pranojnë tifozë për shkak të situatës, lihen

Pas Dublinit, edhe Bilbao rrezikon të përjashtohet nga organizimi i ndeshjeve të Kampionatit Europian, për shkak se nuk pranojnë tifozë në stadium, për shkak të situatës së Covid-19. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Bilbao është në një situatë më delikate, pasi duket si një përplasje e qeverisjes baske ndaj Madridit zyrtar pasi të parët kanë vendosur disa kushte për të lejuar tifozë në “San Mames”.

 

Federata e Futbollit ka thënë se qeveria lokale baske ka kërkuar që të vaksinohen deri më 14 qershor 60% e popullsisë së Spanjës dhe e zonave Baske dhe në terapitë intensive të mos ketë më shumë se 2% të shtrimeve në raport me numrin e infektimeve. Këto kërkesa mësohet se janë kundërshtuar nga Federata duke i quajtur të parealizueshme në një kohë kaq të shkurtër dhe ky institucion distancohet duke mos e quajtur dështimin për shkak të RFEF por për shkak të mos dakordësisë me qeverinë baske.

ME TE LEXUARAT